Home SPORT A do të “shkatërrohet” vërtetë “Allianz Arena”?

A do të “shkatërrohet” vërtetë “Allianz Arena”?

Gazeta e famshme spanjolle “Marca” ka publikuar sot një foto ku “parashikon” shkatërrimin e stadiumit të Bayern Munchen “Allianz Arena” nga ekspedita madrilene.

“Marca” në formë montazhe e paraqet aeroplanin e Real Madridit duke e shuar zjarrin që ka “kapluar”  “Allianz Arenën” duke parashikuar sot kualifikimin e Realit në finale.

Janë edhe 90 minuta lojë për të vërtetuar nëse vërtetë “Allianz Arena” do të “mbytet” në lot, apo pasagjerët e aeroplanit madrilen do të përfundojnë në vaj.

Previous article“Rikthejm Na” Nga Kida & Mc Kresha
Next articleShaqiri, me banane kundër racizmit