Home LAJME A e dini se nga cila vend i Podujevës mendohet se e...

A e dini se nga cila vend i Podujevës mendohet se e ka marr emrin Kosova

Burimet arkeologjike dhe burimet e shkruara historike dëshmojnë praninë e Ilirëve edhe në rajonin e Llapit, pjesë e Dardanisë antike, transmeton PodujevaPRESS.

Sipas studimeve të hershme të njohura nga Prokopi, rajoni i Llapit ishte i pasur me minerale. Xehrorja më e njohur në rajonin e Llapit në kohët parahistorike dhe antike ishte Labuca, që më vonë sipas historianit bizantin Prokopi i Cezaresë, Labuca filloi tëquhej Kosova prej nga edhe Dardania filloi të zëvendësohej me emrin e ri Kosovë.

Llabuca ishtë ngritur në vendin e xehrores, e cila shfrytëzohej që nga koha parahistorike dhe antike.

Qyteti mendohet se e mori emrin nga burimi i lumit Llab, Labuca. Labuca e dikurshme, qytet-xehrore gjendej në kilometrin e 35, në veri të Podujevës. Ky qytet asaj kohe ishte ngritur në burimin e lumit Llap. Bëhet fjalë për Bollosicën e sotme, mahall e fshatit Murgull.

Xehrorja Labuca ishte shrytëzuar nga turqit – Perandoria Osmane deri në fillim të shekullit XVIII. Sot, qytetarët e Podujevës, sidomos ata që jetojnë ne fshatrat në veri të Podujvës janë në dijeni se në Bollosicë dhe pjesë përreth saj nga kompani turke është punuar rreth eksploatimit të xeheve.

Tani, mikrotoponimet më karakteristike janë: Lumi i Kullës, Zahaqi, Shatorica, Kulla, Vorret e Kishës, Prellatniku, Karaolli etj.

Previous articleKremlini paralajmëron SHBA’në: Jemi një hap nga lufta
Next articleRita Ora endët rrugëve e vetmuar!