Home LAJME Aderon në AKR Naim Maloku

Aderon në AKR Naim Maloku

Eksperti i sigurisë, Naim Maloku, ish nënkryetari i AAK, sot zyrtarisht është bërë pjesë e Aleancës Kosova e Re, të zëvendëskryeministrit, Behgjet Pacolli.

Lajmi është konfirmuar gjatë një konference me gazetarë të cilën e kishte thirrur Behxhet Pacolli, raporton Tribuna.

“Prej sot kontributin tim, atë çka mund ta jap tash për vendin, në paqe, do e jap përmes AKR-së”, ka thënë para gazetarëve, Naim Maloku.

Ndërsa Pacolli duke e përshëndetur ardhjen e Malokut në parti ka thënë edhe njëherë se AKR nuk do të bëjë koalicion parazgjedhor me asnjë subjekt tjetër politik.

Previous articleSelimi: Ta votojmë Gjykatën, mos t’bëhemi makusha!
Next articleAsnjë pikë e programit të PD-së nuk u realizua tha Ahmeti