Home LAJME Adidas, Nike dhe Tom Tailor – Made in Podujeva

Adidas, Nike dhe Tom Tailor – Made in Podujeva

Tri brendet më të njohura botërore, si Adidas, Nike dhe Tom Tailor, janë gjetur të prodhohen në një fabrikë e vogël në qytetin e Podujevës, ndërsa shitja bëhej nëpër disa dyqane në Prishtinë

Ky falsifikim është zbuluar sot nga Dogana e Kosovës dhe Administrata Tatimore. Në punëtorinë në Podujevë kanë gjetur materiale të nevojshme të cilat kanë shërbyer për falsifikimin e produkteve dhe mashtrimin e konsumatorëve.

Kështu njofton Dogana e Kosovës e cila së bashku me Administratën Tatimore gjatë dy ditëve të kaluara kanë zhvilluar një aksion me qëllim të zbatimit të urdhëresës së Gjykatës Themelore të Prishtinës e cila përfshinte bastisjen e katër lokacioneve dhe kontrollin dokumentar në një lokacion në Podujevë.

“Tri bastisje janë realizuar në Prishtinë në pika të ndryshme, sepse është dyshuar se ka mallra të falsifikuara. Të gjitha bastisjet janë realizuar me sukses. Është konfiskuar një sasi e konsiderueshme e mallrave të falsifikuara. Kurse, gjatë bastisje në regjionin e Podujevës, oficerët doganorë kanë zbuluar një punëtori për falsifikimin e produkteve të veshmbathjeve. Menjëherë është ndërprerë puna e kësaj punëtorie dhe kanë filluar procedurat ligjore”, thuhet në njoftim.

Dogana njofton se pas përfundimit të procedurave hetimore pritet ngritja e kallëzimit penal për veprat e prodhimi ilegal, falsifikimit të markave tregtare dhe mashtrimit të blerësve.

Previous articlePacolli: Pas zgjedhjeve, synoj të jem kryeministër
Next articlePrishtina nuk ka zgjidhje tjetër-të pranoj themelimin e Gjykatës Speciale