Home SPORT Adnani përçan Belgjikën

Adnani përçan Belgjikën

Adnan Januzaj është duke përçarë skuadrën e Belgjikës para Botërori të Brazilit. Përzgjedhësi belg, Marc Wilmots, ia ka mbyllur gojën futbollistit të tij, Kevin Mirallas, pas deklaratave të këtij të fundit për kosovarin, duke sjell pakënaqësi në skuadër.

Deklaratat e anëtarit të Evertonit, Kevin Mirallas, për futbollistin kosovar, Adnan Januzaj, nuk i kanë pëlqyer aspak përzgjedhësit të Belgjikës, Marc Wilmots.

Mirallas theksoi se Adnani nuk duhet të ftohet për Belgjikën në Botërorin e Brazilit, pasi ai nuk e meriton një gjë të tillë.

Megjithatë, menjëherë ka ardhur reagimi i Wilmots. Ky i fundit e ka porositur Mirallasin të merret me punët e tij e jo më të tjerëve.

“Kjo nuk është puna e tij. Për këtë gjë, ai duhet ët jetë i heshtur. Rregullat janë kështu: Ti duhet të flasësh për vetën tënde, jo për të tjetër. Në përzgjedhje, vendos unë”, u shpreh Wilmots.

“Kevin mund të ketë mendimet e tij, por ai nuk duhet të flas për të tjerët, ose se si lojtarët e rinj si Januzaj mund ta ndryshojnë atmosferën në grup”, shtoi tutje përzgjedhësi belg.

Januzaj vetëm kohë më parë pranoi të luante për Belgjikën, duke refuzuar mundësinë për t’u paraqitur me Kombëtaren e Shqipërisë dhe të Kosovës.

Previous articleKresha për 24 orë 100 mijë klikime
Next articleXhandarmëria serbe në Kosovë, sipas marrëveshje së Kumanovës!