Home SHOWBIZ Adriana Lima ndahet nga serbi

Adriana Lima ndahet nga serbi

Modelja braziliane e “Victoria’s Secret”, Adriana Lima dhe basketbollisti serb Marko Jariç kanë vendosur të ndahen pas 5 vitesh martese. 

“Pasi kemi diskutuar gjatë, kemi vendosur të ndahemi nga martesa jonë 5 vjeçare”, ishte shkruar në deklaratën e tyre të përbashkët të publikuar në revistën “People”.

“Jemi të lumtur që jemi prindër të 2 vajzave të mrekullueshme për të cilat do të ndajmë kujdestarinë. Tani po nis një kapitull i ri për të gjithë anëtarët e familjes sonë”

Adriana Lima dhe ish-basketbollisti Marko Jariç u njohën në vitin 2006 në Los Angeles dhe u martuan 3 vite më vonë në ditën e Shën Valentinit.

 

Previous articleKrasniqi i kundërpërgjigjet Pacollit: Baci i Kryeministrit paska pirë shumë vodkë
Next articleAfganistan, rreth 2 mijë persona mund të kenë vdekur nga rrëshqitja e dheut