Home Uncategorized Afërdita Dreshaj shpjegon ikjen nga TV “Agon”

Afërdita Dreshaj shpjegon ikjen nga TV “Agon”

greshNëse ka një vend në Tiranë ku mund ta gjesh përditë Afërditën, ai është ‘il gusto’. Tani që e mendoj, edhe televizionit iu fut për ‘faj’ të këtij vendi. Në një ditë me shi, ndërsa të gjithë njerëzit hynin dhe dilnin të ‘vrarë’ nga zymtësia e ditës, një vajzë e gjatë, me flokët biondë, e bukur si “Afërdita” (perëndia e dashurisë, një nga vajzat e Zeusit), i ra në sy pronarit të “Agon Channel”, i cili ngulmoi në maksimum derisa e bëri pjesë të ekipit të tij bukuroshen shqiptare që mban emrin Afërdita Dreshaj.

Sot, kur kanë kaluar thuajse 8 muaj nga ajo ditë, Afërdita është sërish në ‘il gusto’, në të njëjtën tavolinë, me të njëjtën pjatë përpara, vetëm se këtë herë për shoqëruese ka të motrën, Jehonën. Buzëqeshjen e ka edhe sot me vete, ndonëse ka një ‘dozë’ të vogël pendimi për vendimin e marrë disa muaj të shkuar. “Ç’mu desh televizioni mua, mo vlla”, më thotë sapo ulem në tavolinë .

Intervista që do të pasojë është nga ato për të cilat nuk ka shumë nevojë të thuash që janë ekskluzive, shkruan “Gazeta Shqiptare”. Sepse gjithçka rrëfehet për herë të parë, madje është krejt e panjohur për publikun. Afërdita ka ikur nga “Agon”, për disa arsye të cilat na i zbulon më poshtë, siç na zbulon bashkë me to edhe të tjera detaje nga jeta private. Më të rëndësishmin po jua themi që tani, biondina seksi ka rënë në dashuri…

-Afërdita, i vërtetë është lajmi që ke ikur nga “Agon”?
Po, është shumë i vërtetë. Nuk mund ta quaj tamam ikje, se duket sikur kam braktisur diçka, ndërkohë që ne kemi rënë dakord të dyja palët për këtë vendim.
-Domethënë je ndarë në paqe?

Po, unë nuk i pëlqej ‘divorcet’ me sherre. U ula, diskutova me ta dhe në fund, pamë diçka që nuk shkonte.
-Po pse ky vendim?
Ti e di shumë mirë që unë nuk bëj dot vetëm një punë. Nuk jam mësuar të rri rehat, të marr një rrogë në fund të muajit dhe të jetoj. Jo, unë duhet të jap maksimumin. Drejtuesve të “Agon” nuk u pëlqeu kjo gjë. Më kërkuan të lë gjithçka, për t’iu përkushtuar vetëm atyre, duke anashkaluar çdo gjë tjetër, edhe jetën time madje. Pastaj nuk më pëlqejnë gjërat e paorganizuara. Nejse, nuk dua të flas shumë për këtë.

-OK, nuk ishin probleme financiare, të paktën?
Jo, jo, s’kishte të bënte me këtë. Pagesa për dy muajt e parë të punës, është kryer që përpara se ajo të niste.
-A paguheshe shumë?
Aq sa të justifikohej ‘braktisja’ e gjithë punëve të mia në Amerikë dhe Europë. Rrezikova disa kontrata shumë të mira, por besoj se ia vlejti.

-Domethënë ke fituar më shumë sesa me modelingun?
Nuk e kisha fjalën për fitim monetar. Ishte sidoqoftë një eksperiencë shumë e bukur, që besoj se nuk do të përsëritet më. Nuk i ndodh çdokujt të dalë në një spektakël krah një figure madhështore siç është Adi Krasta. Në këtë kontekst mendoj se ia vlejti. Plus njoha njerëz të mirë, kuptova se si punohet në televizion, ndonëse në shumë pak kohë. Ishte një eksperiencë e këndshme.
-Nga sa po na thua, gjithçka paska qenë ‘fushë me lule’?
Jo gjithçka. Unë nuk kam në plan t’i tregoj të metat e kësaj eksperience. Të paktën jo tani. Ndoshta kur të shkruaj autobiografinë time, atëherë po (qesh).

-Ke në plan të shkruash një libër autobiografik?
Po, pse jo?! Mbas 60 vitesh ndoshta. Do jem e papunë atëherë, do jenë duke më mbajtur fëmijët me bukë (qesh).
-Ja tek e zbuluam edhe diçka tjetër; ti je pro krijimit të një familjeje?
Po, sigurisht! Dhe do të jetë një familje shumë e madhe madje. Jetës nuk i dihet, po dëshiroj të kem shumë fëmijë. Më shumë se tre.
-Bashkëshorti yt, si do të jetë?
Njeri i mirë, si unë (qesh).

-A do t’i ngjajë ai Jakub Kindl?
Pse jo?! Edhe për të më kanë thënë që është njeri i mirë (qesh).
-Si po shkon marrëdhënia me të?
Nuk mund të flas në këtë moment për një marrëdhënie. Mund t’ju them vetëm që jam e lumtur. Shumë e lumtur me gjithçka po ndodh në jetën time.
-Po e dashuruar, a je?

Edhe e dashuruar jam. A jetohet dot pa dashuri?!
-Mesa shoh televizioni të paska bërë mirë, të ka shkathtësuar goxha në përgjigje. Po me muzikën, çfarë do bëhet?
Shumë shpejt do të nis xhirimet e videoklipit tim të ri. Besoj se do të pëlqehet kënga që kam punuar. Pastaj nga vera ndoshta sjell edhe diçka tjetër.
-Ku do të jetosh tani?

Në Amerikë. Unë e dua shumë Tiranën, por fakti që çdo mëngjes zgjohesha larg njerëzve të mi të afërt më ligështonte pakëz. Megjithëse jap përshtypjen e një vajze të fortë, vdes për puthjen e ‘mirëmëngjesit’ nga mami, për përqafimin e vëllait, apo për sekretet që diskutoj me motrën. Unë nuk jetoj dot pa ta. Për më tepër atje është e vendosur gjithë puna ime si modele.

Previous articleNga 22 nxënës në klasë – 20 binjakë
Next articlePuyol largohet nga Barcelona