Home LAJME Agani: Ministria nuk e ka “rehatuar” dajën e Grabovcit

Agani: Ministria nuk e ka “rehatuar” dajën e Grabovcit

Ministri i Shëndetësisë, Ferid Agani, ka mohuar ndikimin e Ministrisë në zgjedhjen e “dajës” së Adem Grabovcit, Curr Gjocaj, drejtor të QKUK-së.

Ka thënë se kompetent për këtë është Bordi Drejtues i QKUK-së, i cili është formuar nga vetë MSh-ja.

I përfoluri në aferën “pronto”, “daja” i Adem Grabovcit, drejtor i Departamentit të Shërbimeve Shëndetësore në Ministrinë e Shëndetësisë, Curr Gjocaj, të martën është zgjedhur drejtor i Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Vendimi është marrë të martën në mbledhjen e Bordit Drejtues të QKUK-së.

“Bordi Drejtues i ka të gjitha kompetencat, Ministria e Shëndetësisë në këtë aspekt nuk ka kurrfarë kompetence në emërimin ose shkarkimin e drejtorit të përgjithshëm të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar”, ka deklaruar Agani.

Por, Bordi Drejtues i QKUK-së është formuar nga vetë MSh-ja para tre muajsh. Drejtues dhe anëtar i këtij bordi është Isuf Dedushaj, i cili aktualisht është zyrtar i MSh-së, ndërsa edhe njëri nga pesë anëtarët e tjerë të Bordit vjen nga MSh-ja dhe është zv.ministri Shemsi Veseli.

Për kundërkandidatin e Gjocajt dhe ushtrues aktual i detyrës së drejtorit të QKUK-së, Nijazi Gashi, zgjedhja e Gjocajt ka thënë se përbën lajm për të. Ka thënë se ka pritur që vetë të zgjidhej për këtë pozitë, shkruan koha ditore.

Previous articleKievi: Trupat ruse janë larguar 10 km nga kufiri
Next article​Shqiptari akuzohet për vrasjen e gruas dhe plagosjen e djalit në New York