Home Uncategorized Agani: priti Ambasadorin e Sllovenisë Majhen

Agani: priti Ambasadorin e Sllovenisë Majhen

Prishtinë – Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës Ferid Agani, priti sot Ambasadorin e Republikës së Sllovenisë në Kosovë z. Miljan Majhen.

Në takim u bisedua për bashkëpunimin e dy shteteve në  fushën e shëndetësisë.

Ministri Agani njoftoi ambasadorin slloven për reformat shëndetësore,  gjendjen në sistemin shëndetësor dhe sfidat e tij. Në këtë takim u bisedua edhe për mundësitë e trajnimeve të profesionistëve shëndetësor kosovar në Slloveni si dhe aspektet e tjera që kanë të bëjnë me fuqizimin e kapaciteteve shëndetësore të Kosovës dhe fuqizimin e bashkëpunimit me Sllovenin si anëtare e Bashkimit Evropian. /RadioRINIA/

 

Previous articleShërbyesit Civil do t’i mësojnë gjuhët zyrtare
Next articleMajlinda: është stolisur me medaljen e artë, kampione (Video)