“Mbrëmja udhëhiqej nga Eliza Dushku, e cila edhe pse tashmë gjeneratë e tretë në Amerikë pas largimit të gjyshit të saj nga Shqipëria, nuk heziton asnjëherë të flas për Shqipërinë, shqiptarët dhe shqipen”, ka thënë kryetari i komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti pas takimit me aktorën e njohur në New York.
Kryetari i komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti është takuar në New York me aktoren e njohur amerikane me prejardhje shqiptare Eliza Dushkun, të njohur për rolet e saj në televizion dhe film.
Ku takim u realizua në kuadër të ngjarjes së quajtur “Albanian American Success Stories në New York”, ku mbi 700 mysafirë patën rastin të dëgjojnë për së afërmi për suksesin e shqiptarëve në Amerikë.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë kreu i komunës së Prishtinës Ahmeti përmes rrjetit social FaceBook me çrast ka postuar edhe foton me aktoren Dushku.
“Mbrëmja udhëhiqej nga Eliza Dushku, e cila edhe pse tashmë gjeneratë e tretë në Amerikë pas largimit të gjyshit të saj nga Shqipëria, nuk heziton asnjëherë të flas për Shqipërinë, shqiptarët dhe shqipen”., ka thënë Ahmeti me këtë rast.
Ai ka shtuar se kjo mbrëmje e organizuar nga Vera Mjeku, Fadil Berisha and co i kanë dhënë shpresë për potencialin e që kanë shqiptarët.
“Po patëm mundësitë dhe mjedisin e përshtatshëm, shqiptarët janë një popull që mund të arrijë sikurse të gjithë popujt e tjerë, as më pak e as më shumë. Duhet vetëm të heqim pengesat e të lirojmë mundësitë”, ka thënë Ahmeti i cili përveq Eliza Dushkut ka takuar edhe mjekë, biznismenë, avokatë, sportistë, e ushtarë e shumë e shumë profesionistë të lëmive të tjera.