Home LAJME Ahmeti pezullon 10 zyrtarët komunalë të Prishtinës

Ahmeti pezullon 10 zyrtarët komunalë të Prishtinës

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka marrë vendimin për pezullimin parandalues të 10 zyrtarëve komunalë të Drejtorisë së Inspeksionit, thuhet në një njoftim të postuar në Facebook nga vet kryetari Ahmeti.

Ai thotë se këtë vendim e ka marrë pas shkresës së pranuar nga Prokuroria Speciale e Kosovës për inicimin e procedurave penale ndaj 10 zyrtarëve komunalë, të cilët dyshohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe korrupsionit.

Sipas Ligjit për Shërbimin Civil në Republikën e Kosovës, Neni 69:
“1. Nëpunësit civilë pezullohen, me pagesë 50% të rrogës se tij/saj, menjëherë nga detyra
nga organi përgjegjës për menaxhimin e personelit të institucionit punëdhënës nëse:
1.1. kundër tij/saj është iniciuar procedurë penale për kryerje të veprës penale
gjatë ushtrimit të funksioneve të tij/saj;
1.2. nëpunësi civil mbahet në arrest në pritje të gjykimit;
1.3. kur prania e nëpunësit civil në zyrë mund të pengojë hetimet”.
“Kjo nuk paraqet masë disiplinore dhe nuk paragjykon rezultatet e hetimit dhe procedurës së filluar nga prokuroria speciale. Kjo masë vlen deri në përfundimin e procesit gjyqësor ndaj individëve”, thuhet në komunikatën e Komunës së Prishtinës.

Previous articleSelena Gomez largon nga puna prindërit
Next articlePep Guardiola “ilaçi” ndër vite për Realin!