Home LAJME AKB arrin marrëveshje për pasimin e prodhimeve kosovare në Serbi

AKB arrin marrëveshje për pasimin e prodhimeve kosovare në Serbi

Aleanca Kosovare e Biznesit, ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me Qendrën Inovative Energjetike “Teslianum” nga Beogradi. Ky “takim” ishte iniciuar nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale.

Agim Shahini, kryetar i Aleancës Kosovare të Bizneseve, tha se “kjo marrëveshje krijon mundësi të mira të bashkëpunimit në fushën ekonomike e në sferat tjera”.

Sipas tij kjo marrëveshje është mundësi e shkëlqyer për dy shtetet, bizneset dhe popullatën.

“Ditët dhe muajt e ardhshëm janë shumë të rëndësishëm për bizneset dhe investitorët e dy shteteve. Duke ditur se Kosova ka tashmë mjaft prodhues, nga sot në Beograd është edhe qendra e bizneseve për të qenë afër konsumatorëve serbë”, tha Shahini, raporton Telegrafil

Ai shtoi se me Qendrën Inovative Energjetike Teslianum, do të bëjnë të mundshëm promovimin e prodhimeve të Kosovës në tregun e Serbisë.

Kryetari i AKB-së falënderoi ministrin e Nenad Rashiq për ndihmën e dhënë për realizimin e këtij takimi dhe kësaj marrëveshje.

Nenad Rashic, ministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale, tha se nënshkrimi i kësaj marrëveshje ka rëndësi shumë të madhe.

“Bizneset e thyejnë akullin e bllokadave dhe ky hap i parë është shumë i rëndësishëm dhe do të ketë rezultate pozitive”, tha Rashiq.

Ndërkaq, Mirjana Prleviç, presidente e Qendrës Inovative Energjetike “Teslianum” nga Serbia, tha se është një partneritet strategjik ndërmjet QIET-së dhe AKB-se, e cila deri tash nuk është parë.

“Kjo do t’i mundësojë Kosovës që së bashku të aplikojnë në projekte për energji dhe inovacone, ku ekzistojnë fondet mbi shtatë miliardë euro dhe këto mund të merren vetëm me projekte të përbashkëta, në mes bizneseve të këtij sektori në Kosovë, Serbi e vendet tjera”, tha Prlevic.

Previous articleNë Shkup u mbajtën protesta kundër dhunës ndaj shqiptarëve
Next articleBleona, “cullak” n’pishinë