AKI-ja, që është nën kompetencat e ekzekutivit, pritet të ketë qasje të madhe në telekomunikimin e kosovareve.
Vlerësimin e sigurisë kombëtare e bën AKI-ja e cila nuk ka mbikëqyrje të nevojshme parlamentare për shkak se deputetët mbikëqyrës nuk janë të verifikuar dhe nuk janë të pajisur me leje të sigurisë.
Kjo bën që AKI-ja të mos i japë llogari Komisionit parlamentar. Ligji i shumëkritikuar është prezantuar dhe lavdëruar nga ministrja e Integrimeve Evropiane, Vlora Çitaku. Ajo ka thënë se janë marrë për bazë vërejtjet e deritashme. Me këtë ligj themelohet ajo që quhet “qendra monitoruese”