Aksident në Has, vdes fëmija

Një fëmijë tetë vjeç ka humbur jetën në një aksident rrugor në fshatin Zahrisht të Hasit.

8-vjeçari me inicialet E. M. nuk i ka mbijetuar përplasjes së dy automjeteve, nga ku janë regjistruar edhe 2 persona të tjerë të plagosur. Në gjendje të rëndë ndodhet Adelina Meshi, ndërsa fëmija tjetër 5-vjeçar është jashtë rrezikut për jetën në spitalin e Hasit. Për ti ardhur në ndihmë 36 -vjeçares është nevojitur transportimi i saj me helikopter drejt Spitalit Ushtarak në Tiranë. Policia ndërkohë ka nisur hetimet në vendngjarje për të sqaruar rrethanat e aksidentit të rëndë.

Dyshimet e para flasin për shpejtësi tej normave të lejuara të dy automjeteve si dhe lagështia në rrugë.