Home LAJME Aksident në Lebanë, tre të vdekur

Aksident në Lebanë, tre të vdekur

re persona kanë humbur jetën në një aksident që ka ndodhur pak më herët në magjistralen Prishtinë – Podujevë, në fshatin Lebanë.

Zyra për informim e Policisë së Kosovës konfirmon për KosovaPress se në aksident kanë mbetur të vdekur një mashkull dhe dy femra.

Në aksident janë përfshirë një kamion dhe një veturë e vogël e markës Mercedes.

Sipas Flora Ahmetit nga zyra për informim e Policisë së Kosovës, shkaqet nuk dihen ende dhe hetimet janë duke vazhduar.

Previous articleKALON GJYKATA SPECIALE
Next articleMilaim Zeka publikon “listën e gjerë” të atyre që do të gjykohen nga Specialja