Home Kuriozitete Akti prekës i një djali 9-vjeçar që zgjodhi jetën para lojës

Akti prekës i një djali 9-vjeçar që zgjodhi jetën para lojës

Një 9-vjeçar nga Dallasi kishte kursyer para mjaftueshëm për të blerë një PlayStation 4, por vendosi të shpëtojë disa jetë në vend të kësaj. Pasi kaloi një vit duke mbledhur paratë për të blerë lojën që ai ëndërronte, Hector Montoya, i shpenzoi paratë për të blerë detektorë zjarri për komunitetin e tij Grand Prairie.

Hector e mori idenë kur dëgjoi për një nënë dhe një djalë që vdiqën tragjikisht në një zjarr.

“Do të blija një PlayStation 4, por vendosa që shpëtimi i një jete ishte më e rëndësishme sepse një jetë e humbur është shumë jetë të humbura.”

Djali do të fillonte mbledhjen e parave nga e para, por pas publikimit në media, një motër dhe një vëlla nga Teksasi vendosën t’i mbulonin shpenzimet e tij për PlayStation 4 që kushton 400 dollarë.

playstation22n-1-web

playstation22n-3-web

Previous articleMartohen tre lesbike bashkë, presin fëmijë e parë (Foto)
Next articleAmbasadorja Jacobson: Lajm i mirë për Kosovën