Home Kuriozitete Akullorja që lëshon melodi

Akullorja që lëshon melodi

Akullore-635x400Nëse keni menduar se akullorja juaj nuk mund të jetë më e mirë, kjo akullore do të jetë muzikë për veshët tuaj. Dy artistë nga New Yorku kanë krijuar një melodi e cila luhet kur ju ta lëpini këtë akullore.

Ideja ishte e dizajneres së ushqimit Emilie Baltz dhe dizajneres së objekteve të vogla Carla Diana, të cilat krijuan një filxhan plastik me disa sensorë ngjitur brenda saj.

Sensori mund të përceptojë kur akullorja në kupën e saj preket nga gjuha. Kur gjuha e bën kontaktin me akulloren, një sinjal i dërgohet një bordi elektrik dhe më pas një mikroqip i vogël mundëson që melodia të luhet.

Akullorja në shuplakë gjatë prekjes gjithashtu krijon tinguj të ndryshëm. Projekti u zhvillua në bashkpunim me Arone Dyer, një duo eksperimentale muzikore e njohur për përdorimin e instrumenteve të punuar me dorë.

Projekti u debutua në një ngjarje në nje fshat lindor të New York’ut. Baltz dhe Diana tani kanë në plan të eksplorojnë më tej konceptin, duke u përqendruar në ton dhe tempo.

Previous articleVaksina efektive kundër HIV’it, së shpejti realitet
Next articleZbulohet një vezë me bisht në Kinë