Home LAJME Al-Qaeda: Do sulmojë SHBA-në

Al-Qaeda: Do sulmojë SHBA-në

rupi terrorist Al-Qaeda është ende “gjallë” dhe duket edhe më i fortë. Sipas një video që qarkullon në rrjetet sociale CNN thotë se është bërë mbledhja më e madhe dhe më e rrezikshme e al-Qaeda-s ndër vite. Zyrtarët amerikanë nuk kanë komentuar mbi këtë lajm, por çdo “frame” i videos po analizohet nga Shtetet e Bashkuara.

Personi i njohur si princi trashëgimtar i al-Qaeda-s, Nasir al-Wuhayshi, shfaqet pa pasur aspak ndrojtje në publik, duke marrë duartrokitjet e ndjekësve në Jemen. Al-Wuhayshi, lideri numër 2 botëror i al-Qaeda-s, si dhe kreu i organizatës “al-Qaeda në Gadishullin Arabik”, ka bërë të ditur se dëshiron të sulmojë Shtetet e Bashkuara.

Por, në video, ai duket i pashqetësuar se mund të goditet nga ndonjë avion i telekomanduar amerikan. Videoja nisi të shfaqej në faqet e internetit të xhihadistëve, së fundi, duke tërhequr vëmendjen e zyrtarëve amerikanë dhe ekspertëve globalë të terrorizmit. Sipas zyrtarëve amerikanë, besohet se ajo mund të jetë autentike.

“Kjo është një video e jashtëzakonshme”, tha Paul Cruickshank, një analist anti-terrorizmi i CNN.

Në një fjalim ndaj grupit, al-Wuhayshi e bën të qartë se do të shkojë drejt Shteteve të Bashkuara, duke thënë “ne duhet të eliminojmë kryqin… Bartësi i kryqit është Amerika!”. Zyrtarët amerikanë besojnë se videoja me një cilësi të lartë është e kohëve të fundit. Duke qenë se disa luftëtarë i kanë fytyrat e tyre të mbuluara, shtohet shqetësimi se kjo shënjon një raund të ri komplotesh terroriste.

Previous articleXhihadisët në Siri, 6.1% janë nga Shqipëria
Next articleShaqa qetëson zvicëranët