Home LAJME Alarm në Greqi, “gangsteri” shqiptar largohet nga burgu

Alarm në Greqi, “gangsteri” shqiptar largohet nga burgu

Një ngjarje e cilësuar si e pazakontë nga autoritetet e burgut grek (Malandrino), ka alarmuar policinë lokale të vendit fqinj.

Bëhet fjalë për një të burgosur shqiptar, i cili pasi ka marrë nëntë ditë leje nga burgu, nuk është kthyer në qeli brenda datës së caktuar të kthimit.

Për këtë arsye autoritetet greke kanë dhënë alarmin ditën e sotme. Sipas tyre, i burgosuri shqiptar, i cili ka guxuar të thyej rregullat është një shtetas shqiptar 40-vjeçar, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur.

Ai kishte marrë leje për vetëm 9 ditë, nga data 20 mars deri në datën 29 të po këtij muaji (mars) 2014.

E megjithatë, i burgosuri 40-vjeçar me kombësi shqiptare nuk është kthyer ende në burgun e Malandrinos, vend në të cilin ai vuante dënimin. Autoritetet e burgut grek, kanë bërë të ditur se, ai kishte dhënë një adresë në “Halkidas”, por në fakt është zhdukur.

Për policinë, shqiptari është një gangster i dënuar për grabitje me armë dhe sipas tyre është i rrezikshëm. Kjo ishte hera e katërt që ai ka marrë leje, ndërsa tri herët e tjera ishte rikthyer në burg. Policia ka kërkuar edhe ndihmën e policive të rajoneve të tjera në Greqi, për arrestimin e 40-vjeçarit shqiptar.

Previous articleJa si e godet truproja i Thaçit, studentin
Next articleJacobson: Më mirë gjykatën ta themeloj Kosova, sesa OKB-ja