Home LAJME Aleksandër Lumezi është Kryeprokuror i ri i Shtetit

Aleksandër Lumezi është Kryeprokuror i ri i Shtetit

Aleksandër Lumezi është dekretuar sot nga presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, në pozitën e kryeprokurorit të Shtetit.

Lajmin e ka konfirmuar presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga permes rrjetit social Facebook. Jahjaga ka shkruar: “Dekretova z. Aleksandër Lumezi Kryeprokuror të Republikës së Kosovës. Na presin shumë punë për ta konsoliduar sundimin e ligjit prej të cilës varet e ardhmja e vendit tonë”.

Pas një procesi të stërzgjatur, njëvjeçar, të ndikuar nga klanet dhe politika, Aleksandër Lumezi ia ka arritur të fitojë betejën që, siç ka thënë ai, do t’i jep fund ndikimeve të të gjitha llojeve mbi Prokurorinë e Republikës së Kosovës.

Lumezi, i lindur më 1964, në Prizren, ka mbaruar Fakultetin Juridik në Universitetin e Prishtinës, ku po ashtu ka dhënë edhe Provimin e Jurisprudencës.

Ai është i biri i avokatit Nikë Lumezi, ish kryetar i Gjykatës Supreme të Kosovës. Më 1989, dy vjet, ka filluar punën si praktikantë në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë, por më pas ka punuar në zyrën e avokatisë së babait të tij në Prishtinë.

Previous articleMustafa e Vuçiq presin marrëveshje për Telekomin
Next articleLumezi merr detyrën: Të mos ndihet rehat askush që ka kryer vepra penale