Home SPORT Alves u kërkon falje tifozëve të Barcelonës

Alves u kërkon falje tifozëve të Barcelonës

Dani Alves u ka kërkuar falje tifozëve të Barcelonës pas disfatës 2-1 nga Real Madridi në finalen e mbrëmshme të Kupës së Mbretit.

“U kërkoj falje njerëzve të cilët erdhën për të brohoritur për ne. Është për të ardhur keq që ne humbëm”.

“Kur ne ishim në formën më të mirë, ata shënuan golin e dytë, dhe ne nuk ishim në gjendje të rikthehemi”.

“Kjo skuadër ka shumë vlerë dhe ne punojmë shumë fuqishëm. Ka qenë një vit i pazakonshëm për ne”, ka thënë Alves për faqen zyrtare të klubit.

Previous articleTevez: Nuk kam probleme me Messin
Next articleRonaldo luan ndaj Bayernit?