Home LAJME Ambasada amerikane në përkrahje të Jahjagës

Ambasada amerikane në përkrahje të Jahjagës

Miratimi i ligjit për ndalimin e bashkimit të kosovarëve në konflikte të armartosura është përkrahur nga amabasada amerikane në Kosovë.

Ndonëse presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga gjatë ditës së djeshme ka bërë dekretimin e këtij ligji, ajo menjëherë gjeti mbështetjen e SHBA-ve.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës e çmojnë partneritetin me Kosovën në luftën kundër ekstremizmit”, thuhet në njoftimin e Ambasadës amerikane në Kosovë.

Kjo ambasadë ka uruar Presidenten Jahjaga dhe Kuvendin e Kosovës për miratimin dhe dekretimin e Ligjit për ndalimin e bashkimit në konflikte të armatosura jashtë territorit të vendit.
Ky ligj përbën një mjet të rëndësishëm në strategjinë e luftimit të ekstremizmit të dhunshëm, bëhet e ditur në një njoftim për media.

Previous articleKryeministri Isa Mustafa mori pjesë në përurimin e objektit të ri të Pallatit të Drejtësisë
Next articleThaçi: Suksesin ta kurorëzojmë me liberalizimin e vizave brenda këtij vitit