Home SPORT Amerikani po i hap probleme Kastriotit

Amerikani po i hap probleme Kastriotit

U cilësua si një nga përforcimet më të mira të afatit kalimtar të janarit në ETC Superligën e Kosovës në basketboll. Megjithatë, Kenneth Cooper po ka probleme me ‘disponimin’ e tij te skuadra e Kastriotit. Kjo pasi, ai nuk po pranon të luajë në secilën ndeshje të skuadrës së tij dhe varësisht disponimit, pranon t’i ndihmojë klubit ose jo.

Ai u paraqit në sfidën ndaj Pejës, e cila nuk kishte domethënie shumë të madhe për skuadrën, teksa nuk pranoi të luante ndaj Trepçës, një sfidë të cilën ferizajasit mund ta fitonin. Kapiteni i klubit dhe njëherësh njeriu, ndër të vetmit, që po mundohet ta mbaj në garë Kastriotin, Visar Xhemajli, ka theksuar se përforcimi amerikan nuk dëshiron të luajë me skuadrën, teksa po jep arsyetime që nuk qëndrojnë.

“Ne kemi arritur një marrëveshje të mirë me të, por që pagesa nuk është në nivelin e duhur. Po të kishte para, ai më siguri do të luante. Kësisoj, po duhet të pajtohemi me vendimet e tij. Në ndeshjen e fundit ndaj Trepçës ai na tha se po ka probleme me shpinën, por një gjë e tillë nuk qëndron”, theksoi për gazetën Arena, Xhemajli. /Arena/

Previous articlePapazov: Prishtina e meriton “Final Four”
Next articleAncelotti: Kupa e Mbretit, e rëndësishme për Realin