Home SPORT Ancelotti: Kupa e Mbretit, e rëndësishme për Realin

Ancelotti: Kupa e Mbretit, e rëndësishme për Realin

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, thotë se ngritja e trofeut të Kupës së Mbretit është shumë e rëndësishme për klubin.

Dyja gjigantët spanjollë nesër do të përballen në ndeshjen finale të Copa Del Rey, e cila zhvillohet në stadiumin e Valencias, Mestalla.

“Kjo ndeshje është e rëndësishme për shumë arsye. E para, është titulli i parë i sezonit që ne mund ta fitojmë. E dyta, pasi ne po përballemi me një skuadër të shkëlqyeshme, siç është Barcelona”.

“Të gjitha këto i japin ndeshjes shumë rëndësi. Mundësia e fitimit të trofeut të parë të sezonit është motivim për ne”.

“Në aspektin mental, mendoj se do të jetë shumë e rëndësishme. Mendoj se pas kësaj ndeshje, skuadra e cila do të fitojë do të ketë më shumë motivim, iluzion dhe dëshirë për të luajtur në formën më të mirë deri në fund të sezonit. Mendoj se në aspektin mental, do të jetë shumë e rëndësishme”, ka thënë italiani.

Previous articleAmerikani po i hap probleme Kastriotit
Next articleEULEX-i arreston një serb, dyshohet për krime lufte