Home SPORT Ancelotti: Kupa e Mbretit, motivim për Realin

Ancelotti: Kupa e Mbretit, motivim për Realin

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, beson se fitorja eventuale në Kupën e Mbretit do të ishte një motivim shtesë për skuadrën e tij që të luftonte për tripletën.

Los Blancos të mërkurën mbrëma zhvillojnë finalen kundër Barcelonës në Mestalla që do të shënonte trofeun e parë sezonal nëse ia dalin të fitojë përballë rivalit kryesor.

Pos Copa del Rey, dy rivalët e mëdhenj janë në garë edhe në La Liga, ndërsa Mbretërit luajnë në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve (kundër Bayern Munichut), ndërkohë që Blaugranët janë eliminuar (nga Atletico Madridi).

“Kjo ndeshje është e rëndësishme për shumë arsye. E para, është titulli i parë sezonal që mund ta fitojmë”.

“E dyta, luajmë ndaj një ekipi të shkëlqyer siç është Barcelona. E gjithë kjo i jep shumë rëndësi atij takimi”.

“Mundësia e fitimit të trofeut të parë sezonal është një motivim për ne”, ka deklaruar italiani për faqen zyrtare të klubit.

Previous articleTribunali, pritet të arrestohen 120 persona për 320 serbë të zhdukur
Next articlePerry: ‘Selfiet’ janë sëmundje