Home SPORT Ancelotti: “La Decima” motivon Realin

Ancelotti: “La Decima” motivon Realin

Trajneri i “të bardhëve” është i dhënë që të bëjë historinë në Evropë këtë sezon por thotë se është shume e vështirë dhe se Bayern Munich janë favorit për Ligën e Kampionëve

20140303224638686646Lideri i La Ligës është me një këmbë në çerekfinale pasi shkatërroi Schalken 6 – 1, javën e kaluar në kuadër të takimit të parë.

Italiani pranon se Bayern është favorit për titull por shton se madrilenët janë të bashkuar për të bërë histori.

“La Decima” është motiv i madh për të gjithë ne. Kemi 9 dhe jemi duke e pritur për të 10-n dhe do të bëjmë gjithçka për të aritur atë.”

“Blaugranët” janë një pikë para në tabelë të ligës pas barazimit me rezultat 2 me 2 me rivalin, Atletico Madrid dhe ish-trajneri I PSG beson se gjithçka mund të ndodhë deri në fund të stinorit.

“Është shumë e vështirë, distanca është shumë e vogël dhe gjithçka është e hapur. Ne kemi humbur shumë kohë duke e gjetur ekuilibrin tonë dhe ishte e vështirë por, tani jemi më solid dhe gjithçka po bëjmë më mirë.”

Previous articleMbetjet e Trepçës ngufatin banorët e Bakshisë në Obiliq [video]
Next articleTë riatdhesuarit me probleme në atdhe