Home SPORT Ancelotti lavdëron Guardiolën por i thotë: Do t’ju mposhtim

Ancelotti lavdëron Guardiolën por i thotë: Do t’ju mposhtim

Carlo Ancelotti ka lavdëruar rivalin e tij Pep Guardiola si “një prej trajnerëve më të mirë në botë”, por e ka paralajmëruar Bayern Munichun se Real Madridi i tij do të tregohet një rival i ashpër në gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve.

Dy ekipet u caktuan të përballen me njëri tjetrin në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, me ndeshjen e parë që zhvillohet në Santiago Bernabeu më 24 prill, dhe atë të kthimit që zhvillohet 1 javë më pas në Allianz Arena.

“Guardiola është një prej trajnerëve më të mirë në botë. Ata (Bayerni) kanë një ekip të shkëlqyeshëm. Gjysmëfinalet kundër Bayernit do të jenë shumë të vështira, por nuk është e lehtë për dikë të luajë as ndaj Real Madridit”.

“Nëse duam ta fitojmë Ligën e Kampionëve, atëherë ne duhet të mposhtim këdo, përfshirë Bayernin”, ka thënë Ancelotti.

Previous articleEL: Benfica, pengesa e fundit e Juves për në finale
Next articleRihanna nxehet – pozon pa brekë (foto)