Home SPORT Ancelotti llogaritë në Ronaldon

Ancelotti llogaritë në Ronaldon

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti shpreson që Cristiano Ronaldon ta kenë në formacion për ndeshjen në finale të Copa del Ray, ndaj Barcelonës, e cila do të zhvillohet me 16 prill.

Testet mjekësore zbuluan se Cristiano Ronaldo ka të lënduar muskulin e këmbës së majtë, i cili do ta lërë jashtë fushës në ndeshjen e fundjavës ndaj Almerias, edhe në finale të Copa del Ray, ndaj Barcelonës, e cila do të zhvillohet me 16 prill.

Por, trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti shpreson që yllin portugez ta kenë në formacion për ndeshjen ndaj rivalit të përbetuar.

“Ronaldo përballë Almerias nuk do të jetë. Megjithatë unë kam besim se ai do të zbresë në fushë ndaj Barcelonës në finalen e Kupës së Mbretit. Gjithsesi nëse nuk do të rikuperohet plotësisht ne nuk do të marrim asnjë rrezik përsipër”, ka deklaruar italiani.

Shkaku i lëndimit, ylli Portugez nuk ka luajtur në dy ndeshjet e fundit për ekipin nga Santiago Bernabeu, kundër Real Betisit në La Liga dhe Borussia Dortmundit në çerekfinale të Ligë së Kampionëve.

Previous articleSi po e shfrytëzon Getoar Selimi Tunen?
Next articleSerbët protestojnë kundër arrestimit të Radicit, ngrenë barrikadë në veri