Kancelarja gjermane Angela Merkel tha se shtetet e G’7 janë po mendojnë lidhur me sanksionet e reja kundrejt Rusisë derisa kjo e fundit nuk ka bërë ndonjë lëvizje në drejtim të zgjidhjes së krizës në Ukrainë, ashtu siç ishte pajtuar në marrëveshjen e arritur javën e kaluar në Gjenevë të Zvicrës.
Kështu, liderët e pesë vendeve të Perëndimit po shikojnë mundësitë e ndërmarrjes së hapave të mëtejmë të cilat do t’i kushtojnë Rusisë.
Merkel ka biseduar me Vladimir Putin dhe i ka thënë atij që marrëveshja e Gjenevës ka “dështuar”.
Telefonatën e ka konfirmuar edhe Kremlini në një deklaratë për media, por aty thuhet se Putin ka shprehur zhgënjimin e tij lidhur me implementimin e marrëveshjes nga qeveria ukrainase.