Home LAJME Anila, vajza e ish-rektorit Statovci, aderon në PDK

Anila, vajza e ish-rektorit Statovci, aderon në PDK

Kryetari i PDK-së, Hashim Thaçi, nëpërmje rrjetit social Facebook, ka bërë të ditur se në partinë e tij ka aderuar ekonomistja Anila Statovci – Demaj, të cilën ai e ka prezantuar si një nga ekspertet më të njohura shqiptare të auditimit te brendshëm.

“Kam nderin që u takova me Dr. Anila Statovci Demaj, ekonomiste dhe një nga ekspertet më të njohura shqiptare të auditimit të brendshëm, që tanimë është pjesë e ekipit tim të ngushtë bashkëpunues të Misionit të Ri”, ka shkruar Thaçi.

Sipas tij, Anila që nga rinia e hershme ka ndihmuar të atin e saj, të shumë-munguarin Rektorin Ejup Statovci, në punët në Universitet e posaçërisht në komunikimin ndërkombëtar, kurse pas studimeve te doktoraturës është angazhuar si auditore ndërkombëtare në OSBE në Vjenë.

“Tash e disa vite Anila është auditorja kryesore në Misionin e OSBE-së në Kosovë, ku punon si staf ndërkombëtar. Eksperienca e saj në fusha deficitare por edhe rrjeti i saj ndërkombëtar, edukata familjare dhe ekspertiza ekonomike dhe ndërkombëtare, e bëjnë Anilën një grua profesioniste që ka shumë për t’i dhënë ekipit tim”, ka vlerësuar shefi i PDK-së.

Previous articleThaçi me “Misioni i Ri”, Haradinaj me “Drejtimi i Ri”. Po të tjerët?
Next articleMustafa: LDK-ja nënkupton Lindjen e Diellit për Kosovën