Home Uncategorized Anita Latifi konkurrente e fortë në DSDS

Anita Latifi konkurrente e fortë në DSDS

Në edicionin e pestë “Deutschland sucht den Superstar”, (Gjermania kërkon një superyll), që po  transmetohet  çdo të shtunë në televizionin gjerman RTL, Anita Latifi ka bindur jurinë me një këngë rap, duke marrë vizën “recall” për garën e mëtutjeshme muzikore. 17-vjeçarja ka befasuar jurinë e këtij shou që e udhëheq Dieter Bohlen, i njohur nga bendi Modern Talking.

Në këtë garë Anita dëshiron të realizojë ëndrrën e saj për t’u bërë super yll i muzikës.

Bohlen është anëtari kryesor i jurisë në këtë spektakël dhe i vetmi anëtar i përhershëm i DSDS-së. Me “Super Bass” nga Nicki Minaj, Anita Latifi ka impresionuar anëtarin tjetër të jurisë Prince Kay One.  Anita, madje me krenari deklarohet të jetë shqiptare nga Kosova, duke bërë shqiponjën me duar para jurisë të një emisioni mjaft të shikuar në Gjermani.

Në këtë garë Anita dëshiron të realizojë ëndrrën e saj për t’u bërë super yll i muzikës. Deri tani thotë të mos ketë vërejtur ndonjë konkurrencë të madhe, për këtë arsye nuk kishte bërë ndonjë parapërgatitje talentja nga Kosova. /RadioRINIA/

Video: Anita Latifi DSDS

Previous articlePlagoset për vdekje shqiptarja nga Maqedonia
Next articleRita: Nuk do të më njihni në “50 Shades of Grey”