Antioksidante natyral, elementë të çmuar kundër plakjes

Ja cilët janë ushqimet me përmbajtje të lartë antioksidantesh.

Aleatet e mëdhenj kundër procesit të plakjes se indeve, substancat antioksidante gjendën në mënyrë natyrale në ushqime të ndryshme dhe kontribuojnë për një diete kundër moshës.

Antioksidantet natyral janë shumë të përhapur nga sa mund të imagjinojmë. Shpesh dëgjojmë të flitet për substanca antioksidante të lidhura me produkte bukurie të cilat pengojnë radikalet e lira përgjegjëse për plakjen kutane. Por edhe me ushqime mund të frenojmë procesin e plakjes se lëkurës dhe të ngadalësojmë shfaqjen e shenjave tipike të kalimit të viteve. Ja cilët janë ushqimet me përmbajtje të lartë antioksidantesh.

Boronicat dhe manaferrat

Frutat e pyllit janë shumë të pasura me antioksidante natyral, por nder të gjithëve, manaferrat dhe mbi të gjitha boronicat kanë një sasi të larte. Kur është sezoni i tyre, përfitoni për të konsumuar këto fruta të egra, me nëse natyra por edhe të përgatitur. Këto fruta janë shume te pasura edhe me vitamina të tjera (A dhe C).

Kivi

Një frutë tjetër me vlera të shumta, shumë i pasur me fibra, kiëi këshillohet shpesh për probleme me stomakun, por ai është shumë i pasur edhe me vitamina C dhe E, gjithashtu është një antioksidante shumë i fuqishëm. Është mire të konsumohet i freskët, në mëngjes për të rregulluar funksionin e organizmit apo thjesht si zemër gjatë ditës si ushqim kundër moshës.

Çaji jeshil

I përdorur zakonisht si pije nga të gjithë popujt aziatik, çaji jeshil është importuar në të gjithë vendet e botës si një aleat mirëqenieje. Përveç shumë vlerave te tij, ai ndihmon për të pënguar plakjen dhe për të mbajtur organizmin në shëndet të plotë.

Panxhari

Ushqim që përdoret gjërë në kuzhinën tonë, ka përmbajtje të lartë të agjentëve aktiv dhe është një antioksidante shumë i mirë natyral.

Qitro

Mes agrumeve, qitro është ai me i pasuri me antioksidante, përveç se shumë i pasur me vitamine A, B dhe C. Përmban shumë vlera dezinfektuese dhe stimuluese për stomakun.

Avocado

Ky frutë nuk është tipik për zonën e Evropës dhe Ballkanit, por gjithsesi ky frutë gjendet me lehtësi. Ky frutë ka një përmbajtje të lartë antioksidantesh nëse konsumohet i freskët.

Domatet

Janë element kryesor në ushqimin mesdhetar, domatet përmbajnë substanca të ndryshme, janë perfekte si anti stres por edhe oksidante të shkëlqyer. Është më mirë nëse i konsumoni të freskëta për të përfituar vlerat e tyre, me gatimin, vlerat e agjenteve aktiv reduktohen.

Por këto janë vetëm disa nga ushqimet, por nuk duhet të harroni antioksidante të tjerë natyral si luleshtrydhet, kumbullat, bananet, lakra e Brukselit, specat, fasulet dhe portokallët. Nëse është e mundur konsumojini te freskëta dhe te gjalla, ose ne lëngje.