Këngëtarja simpatike, Argjentina Ramosaj, ka kohë që po i mungon skenës. Edhe pse kohë më parë u përfol një projekt i ri muzikor nga ana e saj, asgjë nuk u realizua.
Por, duket se Argjentina, po kalon kohë të mira, duke u relaksuar me shoqërinë e saj.
Së fundmi, në rrjetet sociale, ajo ka postuar një foto në të cilën duket si mos më mirë, krah për krahë me dy meshkuj të tjerë.