Home LAJME Arrestohen dy persona për keqpërdorim të pozitës zyrtare

Arrestohen dy persona për keqpërdorim të pozitës zyrtare

Njësiti Rajonal për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Prizren , pas hetimeve disa mujore sot rreth orës 14:00, ka realizuar një operacion policor i cili ka rezultuar me arrestimin e dy personave të dyshuar.

Policia e Kosovws njofton se personat e dyshuar tanimë të arrestuar janë B.J(1976) dhe R.G (1963) 
Të dyshuarit në bashkëpunim kanë kryer veprat penale “ Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” si dhe “ Legalizim i përmbajtës së rreme”, 11.988 euro.

Këto mjete dyshohet se i kanë realizuar duke legalizuar dëftesa dhe çertifikata shkollore, pa i portokoluar në baza ligjore si dhe duke bërë ndryshimin e notave në ditarë shkolle (dyshohet vetëm në ditarët e dy klasave për vitin 2009 – 2010 janë ndryshuar 139 nota).

Me urdhër të prokurorit të prokurorisë themelore ndaj të dyshuarve është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Previous article​Plagosje në një bastore në Prizren
Next articlePolicia arreston personin që mbylli dy femra në banesë