Home LAJME Arrestohen dy persona për vjedhje të rëndë

Arrestohen dy persona për vjedhje të rëndë

foto (4)Njësitë policore të hetimeve nga Stacioni Policor në Pejë, pas një pune intenzive operativo -hetimore kanë arrit të zbulojnë,identifikojnë dhe arrestojnë dy persona të dyshuar për veprën penale “Vjedhje e rëndë”.

Më 26.02.2014 rreth orës 00:3 është raportuar rasti “Vjedhje e rëndë”, në këtë kohë nga persona të panjohur, pasi thyejne xhamin e derës së marketit ,,Fresh” i cili gjendet në rrugën “Isa demaj” në Pejë, të njëjtit depërtojnë Brenda, dhe nga objekti vjedhin arkën në të cilën në momentin e vjedhjës kishte të holla në shumë prej 50-euro , si dhe dy kartela mbushëse ,njera vala 900 kurse tjetra Ipko.

Menjëhere pasi që rasti është raportuar hetuesit policor kanë ndërrmarr veprime operativo –hetimore dhe të njëjten ditë me datë 26.02.2014 rreth orës 09:15 fillismisht është arrestuar i dyshuari Benas G.( 1980) nga Peja të cilit nga ana e Gykatësit procedures paraprake në Gjykatën themelore në Pejë iu ka caktuar paraburgimi në afat prej 30-diteve.
Në vazhden e hetimeve hetuesit policor pran njësitit të hetimeve St.policor-Pejë pasi që paraprakisht kanë siguruar informacone të konfirmuara dhe sot më datë 07.03.3014 rreth orës 12:00 kanë arritur që fillimisht t’i lokalizojnë dhe arrestojnë edhe dy të dyshuar tjerë
Blerim L. (1991) dhe Jasmin K.( 1990 ) të dy nga qyteti i Pejës.
Gjatë marrjes në pyetje të njejtit në prezncen e avokatëve të tyre kanë pranuar se në bashkeveprim kanë kryer vepren e cekur më lartë. Hetuesit kanë gjetur dhe konfiskuar edhe arkën të cilën i dyshuari Blerim L. e kishte hedhur në disa mbeturina ,e njëjta është tërhequr nga ana e njësitit të teknikës kriminalstike dhe e njëjta do të prezantohet si provë në çështjen procedurale.
Me aktëvendim të prokurorit të dyshuarit Blerim L., i është caktuar masa e ndalimit policor në afat prej 48-orëve, ndërsa i dyshuari Jasmin K. është liruar në procedurë të rregullt.
Rasti është proceduar nga Njesitit i hetimeve – St.policor-Pejë.

Previous articleRDK e BDI bashkë në zgjedhjet parlamentare?
Next articleGjenden disa shenja këmbësh të një krijese misterioze