Vetëm dy nga 7 anëtarët e Bordit të AKP-së që kishin votuar proh eqjes së mbikëqyrjes për ndërmarrjen “FAN Podujeva” janë arrestuar nga Policia e Kosovës.
Por Policia nuk i ka arrestuar tre anëtarët ndërkombëtarë, si dhe Slobodan Petroviqin, por vetëm Naser Osmanin dhe Bahri Shabanin. Ata, madje, nuk përmenden fare nga Prokuroria.
Prokurori Hivzi Bajraktari ka bërë një kërkesë dyfaqëshe për paraburgim, në të cilën nuk i saktëson pozitat e zyrtarëve dhe as veprimet inkriminuese.