Nën dyshimin për veprën penale të shpërdorimit të detyrë zyrtare, sot është arrestuar drejtoresha e drejtoreshë e barnatores në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), Enkelejda Gjonbalaj. Këtë e kanë bërë të ditur burime të Telegrafit.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, ka konfirmuar se “një person është arrestuar”, duke mos dashur të jap detaje rreth emrit dhe arsyes.
“Mund të konfirmojmë se sot kemi arrestuar një person në QKUK. I njëjti është arrestuar nën dyshimin e shpërdorimit të detyrës zyrtare, dhe me urdhër të prokurorit publik, është dërguar në mbajtje”, tha Kelani.