Arsenali ka vazhduar qëndrimin në të gjitha frontet për trofe, pasi ka arritur gjysmëfinalen e FA Cup me një fitore prej 4-1 ndaj Evertonit në Emirates.
Nga fillimi u zhvillua ndeshje tepër dinamike me Arsenalin që zhvilloi lojë shumë të bukur me dominim të lartë.
Pas një depërtimi të Cazorlas ishte Mesut Ozil ai që me të parën lehtë shënoi për 1-0.
Përkundër shumë rasteve në vazhdim, Romelu Lukaku arriti të barazonte pas një kundërsulmi të shpejtë të realizuar nga dy bashklojtarë të tij (32’).
Me rezultatin 1-1 përfundoi pjesa e parë, kur se Arteta në minutën e 68-të kaloi vendasit në epërsi nga penaltia.
Se Giroud është në top formë këtë e vërtetoi sulmuesi në minutën e 83-të dhe 85-të duke shënuar dy gola të shpejtë për rezultatin përfundimtar 4-1.
Me këtë fitore Arsenali kualifikohet në gjysmëfinale të kupës FA.