Është promotore e muzikes moderne, pasi është ndër të parat femra shqiptare që ka kënduar ‘’Rnb’’. Arta Bajrami ndër vite ka treguar që është këngëtare e talentuar, moderne dhe në hap me kohën.
Bajrami, së fundi është duke punuar në studion e vëllaut të saj Don Arbas për këngë të reja. Ajo, ka në plan që t’I kthehet rrënjëve të saj, më saktësisht zhanrit me të cilin u prezantua në fillimet e saj.
Ndërkohë, Arten e ka rrokur një frymë patriotizmi. Ajo, nuk ka kënduar asnjëherë këngë me temë atdhedashurie, por së fundi I ka kryqëzuar duart për të bërë një shqiponjë simbolike (po e shihni në foto). Sipas Artes, ky gjest tregon se ajo mburret për kombësinë e saj.
Edhe thonjët e gjatë të këngëtares janë të lyer kuq e zi.