Home LAJME Asfalti që u prish për 5 muaj

Asfalti që u prish për 5 muaj

foto (2)Rruga një kilometërshe e Kozaricës së Obiliqit ka nisur të hetohet nga Njësiti për Krime Ekonomike dhe Korrupsion në Prishtinë.

Krejt kjo pasi që dyshohet se asfaltimi i rrugës është bërë me bazë shumë të dobët, dhe qysh tash ka nisur të plasaritet. Këtë ia konfirmuar KTV-së, policia e Kosovës.

Se Komunës së Obiliqit I është kërkuar një raport i detajuar për këtë tender të rrugës nga ana e Njësitit për Krime Ekonomike, e thotë edhe udhëheqësi i kësaj komune, Xhafer Gashi. Sipas tij, gjatë fushatës, janë ndërtuar rrugë sa për “sy e faqe”, ndërsa si komunë janë duke e bërë identifikimin e këtyre rrugëve më cilësi të dobët, e më pas ti rregullojnë ato.

Previous articleShtohet uji në Batllavë, Badovci nga Ujmani mbushet javën tjetër
Next articleCana: Do martohem me Monikën