Home LAJME Asgjësohet materiali zgjedhor i zgjedhjeve lokale

Asgjësohet materiali zgjedhor i zgjedhjeve lokale

Në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve sot ka filluar procesi i shkatërrimit të materialit zgjedhor të Zgjedhjeve Lokale 2013.
Procesi i asgjësimit të materialit zgjedhor pas një procesi zgjedhor është obligim ligjor i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Para gazetarëve të pranishëm, Kryeshefi Ekzekutiv i Sekretariatit të KQZ-së, Enis Halimi tha se tani janë në fazën e fundit të të gjithë procesit zgjedhor, e që është shkatërrimi i materialit zgjedhor, sipas obligimeve ligjore.

Ai po ashtu bëri të ditur se janë zhvilluar konsultime edhe me institucione të tjera për të ruajtur një pjesë të këtij materiali.

“Do të ruajmë të gjithë materialin i cili eventualisht është objekt i hetimeve nga institucionet përkatëse. Ne do të bëjmë ruajtjen e gjithë materialit, derisa të përfundojnë hetimet apo kur ky material nuk konsiderohet i vlefshëm në cilësinë e provës”, tha Halimi.

Procesi i asgjësimit të materialit zgjedhor do të zgjasë disa ditë.

Previous articlePremtimi i radhës: 500 milionë euro investime, 50 mijë vende pune
Next articleA do ta provojë Angela Martini?