Valmir Elezi, zëdhënës i KQZ-së, ka bërë të ditur se afati i paraparë për certifikim të subjekteve politike është nga 8 deri më 16 maj.
Pas pranimit të aplikacioneve, partitë do të kenë kohë për të bërë përmirësime nëse kërkohet nga Zyra për regjistrim.
Ndonëse kanë mbetur edhe tri ditë afat, asnjë subjekt politik ende nuk ka aplikuar për certifikim në KQZ për t’u bërë pjesëmarrës në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 8 qershorit.
Zyra për regjistrimin e partive politike do t’i pranojë aplikacionet deri më 16 maj, ndërkaq përfaqësuesit e subjekteve politike të hënën kanë bërë ditur se ende nuk janë gati me listat e kandidatëve për deputetë.