Home LAJME Asnjë pikë e programit të PD-së nuk u realizua tha Ahmeti

Asnjë pikë e programit të PD-së nuk u realizua tha Ahmeti

Themeluesi i Nismës për Drejtësi dhe Zhvillim, Amir Ahmeti thotë se kanë dalë si produkt i pakënaqësive në Partinë e Drejtësisë, pasi që në atë parti mungon morali politik dhe nuk është implementuar asnjë pikë e programit të PD-së, edhe pse ka qenë në Qeveri.

Themeluesi i kësaj Nisme e quan të padrejtë të vlerësohen si subjekt islamik, apo që në të dhe rreth saj pretendojnë të ketë njerëz të besimit islam.

Në një intervistë për KosovaPress, ai thotë se moslejimin e shamive në shkolla është diskriminuese dhe shkelje e të të drejtave të njeriut, ndërsa për LISBA-në, që udhëhiqet nga Fuad Ramiqi thotë se nuk u përshtatet programi me ata, andaj nuk janë bashkuar.

Thotë se kjo Nismë ka për qëllim të kthejë besimin e qytetarëve tek politika, ngase sipas tij, mungon morali në politikë. Përveç kësaj, vlerëson se në këtë rrugë kanë hyrë ngase nuk ka vlera kombëtare dhe fetare, nuk ka barazi para Ligjit, nuk ka zhvillim ekonomik dhe mungon arsimimi dhe edukimi.

“Kemi thënë disa herë ne tash nuk duam të ndalemi, e kemi themeluar nismën tonë dhe nuk duhet të shikojmë mbrapa, por thjeshtë ka qenë mosimplementimi i programit të PD-së, i asnjë pikë të programit, gjatë këtyre tre viteve në qeveri, se po të kishte qenë në opozitë nuk mund ta realizonte programin, objektivat. Por PD si parti në pushtet nuk ka realizuar asnjë pikë të programit të saj, për këtë arsye ne kemi themeluar Nismën për Drejtësi dhe Zhvillim”, thotë ai.

Nuk flet më shumë për PD e as për Ferid Aganin, por vlerëson se sikur të tjerave subjekte edhe atyre u mungon morali në politikë.

Madje thotë se multikulturalizmi i BE-së, nuk do të jetë problem edhe për kulturën tonë, madje edhe për Evropën multikulturale thotë se nuk do të ketë kurrfarë problemi që edhe Kosova të integrohet me vlerat që ka.

Previous articleAderon në AKR Naim Maloku
Next articleKroos: Guardiola është më ndryshe