Home SPORT Atletico do ta vazhdojë rrugën drejtë titullit

Atletico do ta vazhdojë rrugën drejtë titullit

Diego Simeone synon fitore ndaj Malagas për t’i mbajtur gjallë shpresat për ta fituar titullin e kampionit në La Liga. Strategu argjetinas thotë se do të vazhdojnë të japin gjithçka nga vetja për t’ia arritur qëllimit.

Lufta për titullin e kampionit në Spanjë vazhdon të mbetet e hapur kur kanë mbetur edhe dy xhiro deri në përfundim të saj. Lideri i La Ligës, Atletico Madrid synon fitore në ndeshjen ndaj Malagas për t’i mbajtur gjallë shpresat për titull.

“Qëllimi ynë është të vazhdojmë ta ruajmë motivimin. Ne kemi për të’i dhënë La Ligës rëndësinë që ka pasur gjithmonë. Nesër do të ketë shumë njerëz në këtë fushë dhe do të jetë e mirë për t’u përballur me një lojë të rëndësishme.”, ka deklaruar Simeone, i cili thotë se nuk ka aspak presion.

“Nuk ka presion, vetëm përgjegjësi. Është një moment i bukur. Gjithkush që punon në futboll i donë situatat si kojë. Ne jetojmë si të tillë dhe shpresoj që mos të ndalemi duke punuar që të vazhdojmë të bëjmë gjërat e duhura”, tha aArgjetninasi, i cili vlerësoi lartë kundërshtarin e së dieles.

Simeone ka thënë se nesër do të vendos nëse do të luaj Diego Costa, i cili kishte një tërheqje muskulore “A është më mirë. Sot ndihej më rehat. Do të presim deri nesër për të bërë një test për të parë se në çfarë gjendje është dhe për këtë arsye do të vendosë nesër”, tha Simeone

Pas Malaga, Atletico do të përballet me Barcelonën në Camp Nou. Nëse fiton të dy ndeshjet skuadra nga Madridit do të jetë kampioni i ri i La Ligës.

Previous articleMihrie Braha nuk ndalet
Next articleNiveli i ulët i higjienës në shkolla, shqetësues