Home SPORT Atletico vë dorën mbi titull

Atletico vë dorën mbi titull

Atletico Madridi nuk e ka në plan të lëshojë pe në krye të tabelës. Los Rojiblancos mposhtën Getafen në Coliseum Alfonso Perez me rezultat 2-0.

Mysafirët nuk ishin edhe aq bindës në gjysmën e parë, mirëpo arritën të shënojnë një gol. Një top të dërguar nga Juanfran e shfrytëzoi Diego Godin për të shënuar (40’).

Në gjysmën e dytë, Lafita ndërhyri në mënyrë të gabuar në Diego Costan në zonë duke shkaktuar penalti dhe duke u përjashtuar me karton të kuq.

Megjithatë, braziliano-spanjolli nuk u tregua i saktë nga pika e bardhë, pasi Codina mbrojti penaltinë e tij.

Në vazhdim të lojës, Diego Costa e përmirësoi gabimin e tij duke arritur ta realizojë golin e dytë të Rojiblancos (84’).

Atletico Madridi ka tri pikë më shumë se përcjellësi i parë, Real Madrid dhe katër më shumë se Barcelona që pozicionohet në vend të tretë.

Edhe pesë javë (15 pikë) kanë mbetur deri në fund të Kampionatit spanjoll. Atletico duhet të luajë ndaj Elches, Valencias, Levantes, Malagas dhe Barcelonës.

Previous articleÇunmulaj e zonja edhe në kopsht
Next articleËshtë zgjuar Milani