Home SPORT Augsburg e njofton Bayernin me humbje, debuton Sallahi

Augsburg e njofton Bayernin me humbje, debuton Sallahi

Augsburg ka arritur t’i shkaktoj Bayern Munichut humbjen e parë në këtë sezon, pasi e mposhti me rezultat 1:0. Në këtë takim, për ekipin bavarez ka debutuar mbrojtësi kosovar, Ylli Sallahi.

Bayern Munich më në fund ka pësuar humbje. Augsburg ka arritur ta mposhtë skuadrën bavarez me rezultat minimal 1:0.

Vendasit kaluan në epërsi, në minutën e 31-të, me golin e Sascha Moelders, i cili në fund doli të jetë i fitores. Ekipi i Pep Guardiolas nuk arriti ta barazoj rezultatin edhe pse në dispozicion edhe një orë lojë.

Në këtë ndeshje për Bayern Munichun ka debutuar Ylli Sallahi. Mbrojtësi kosovar ishte titullar, dersa në minutën e 51-të i ka litar vednin Davide Alabas.

Kurse, edhe Xherdan Shaqiri ishte titullar në këtë takim, kurse në minutën e 61-të është zëvendësuar me Mario Gotzen.

Rezultatet

Augsburg 1 – 0 Bayern Munich

Eintracht Frankfurt 2 – 0 Mainz 05

Nurnberg 0 – 2 Borussia Monchengladbach

VfB Stuttgart 2 – 0 Freiburg

Werder Bremen 1 – 1 Schalke 04

Previous articleRonaldo, favorit për Këpucën e Artë të Championsit
Next articleSkandal Seksi Për Anita Latifin Në Gjermani