Home LAJME Avionët luftarakë të Asadit nisen nga baza ajrore e bombarduar nga SHBA

Avionët luftarakë të Asadit nisen nga baza ajrore e bombarduar nga SHBA

Avionët luftarakë sirianë u nisën nga baza e njëjtë që u godit nga raketat e SHBA-së të premten, për të kryer bombardime të tjera mbi zonat që po mbahen nga rebelët, duke përfshirë edhe qytetin që u sulmua me armë kimike.

Avionët u nisën nga baza ‘Shairat’ pak orë pasi SHBA-ja goditi caqet në Homsin lindor, thuhet sipas një grupi monitorues.

Sulmet ajrore siriane u kryen në Khan Sheikhoun – qytetin e njëjtë për të cilin Asad akuzohet se e sulmoi me armë kimike – dhe shtatë qytete të tjera, transmeton Gazeta Express.

Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut, që monitoron luftën atje, nuk mund të specifikonte nëse avionët ishin rusë apo sirianë, por tha se ishin avionë ‘Sukhoi’, avionë që edhe Moska edhe Damasku i përdorin.

Nuk pati raportime për të lënduar në Khan Sheikhoun por të paktën 10 njerëz u vranë në Hish, përderisa një grua dhe dy fëmijë vdiqën në Irbin, raporton Daily Beast.

Lajmet erdhën pasi imazhet nga Departamenti Amerikan i Mbrojtjes treguan se si 59 raketa të fuqishme u hodhën në bazën ajrore siriane që përdorej nga regjimi i Bashar al-Assad.

Previous articleKjo është anija e frikshme ushtarake ruse që u nis drejt ushtarëve amerikanë (FOTO)
Next articleRrahje me sëpatë në Prishtinë