Home SPORT Babaj shpëton Trepçën

Babaj shpëton Trepçën

Trepça ka arritur të shënojë fitore minimale për shumë të rëndësishme në përballje me Llamkos Kosovën. Mitrovicasit triumfuan 1:0 me golin e vetëm të shënuar nga Shpëtim Babaj.

Skuadra e Trepçës ka arritur të realizojë një fitore tejet të rëndësishme në luftën e saj për mbijetesë këtë edicion.

Mitrovicasit triumfuan minimalisht 1:0 ndaj skuadrës lidere në renditje, Llamkos Kosova, për t’i arkëtuar tri pikë shumë të vlefshme për mbijetesë.

Ishte kapiteni, Shpëtim Babaj, ai i cili realizoi golin e këtij triumfi për skuadrën vendase, ndonëse ishte me fat.

Babaj realizoi nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 59-të, ndonëse gjuajtjen e tij të parë e priti portieri mysafir, Tahiri.

Megjithatë, në topin e kthyer prapa, Babaj arriti të realizojë për 1:0.

Pas kësaj fitoreje, Trepça tani ka 29 pikë në pozitën e 10-të në renditje, duke kaluar Hysin e larguar dhe duke iu afruar Ferronikelit në vetëm një pikë.

Në anën tjetër, Llamkosi vazhdoi me formë jo të mirë, por renditja në kreun e tabelës nuk ndryshon.

Skuadra vushtrriase ende ka tetë pikë më shumë se Ferizaj në pozitën e dytë dhe nëntë më shumë se Prishtina në pozitën e tretë.

Previous articleClinton kërkon sanksione më të forta kundër Rusisë
Next articleMajlinda vazhdon marshimin, arrin finalen