Barcelona ka arritur të kualifikohet në çerekfinale të Ligës së Kampionëve pasi që edhe në ndeshjen e kthimit në “Camp Nou” e ka mposhtur Manchester Cityn me rezultat 2:1.
Golat për Barcelonën i shënuan Lionel Messi (min. 67) dhe Dani Alver (90+1), derisa për mysafirët shënoi Company në minutën e 89.
Edhe PSG ka arritur të kualifikohet në çerekfinale pasi që mposhtu Leverkusenin në “Parkun e Princave” me rezultat 2:1.