Home SPORT Barca vazhdon interesimin për Luiz

Barca vazhdon interesimin për Luiz

Barcelona vazhdon të ruajë interesimin për mbrojtësin e Chelseat, David Luiz.

The Mirror shkruan se gjiganti spanjoll është i bindur se do të jetë në gjendje të sjellë transferime të reja gjatë verës.

Zëvendës-presidenti Manel Arroyo është duke punuar në ankesën rreth suspendimit një vjeçar nga tregu i transferimeve që FIFA ia bëri Barcelonës, për shkak të thyerjes së rregullave rreth regjistrimit të lojtarëve nën moshën 18-vje.

Barcelona tashmë ka kontaktuar me Chelseat për një transferim të David Luiz. Klubi spanjoll mendon se 25 milionë funte janë të mjaftueshme për ta sjellë brazilianin në Camp Nou, me Blutë që nuk do ta kundërshtojnë shitjen e tij./

Previous articleBorini i kënaqur që prishi rekordin e Mourinhos
Next articleSelimi: Ta votojmë Gjykatën, mos t’bëhemi makusha!